![]() |
Portali i Ekonomisë | ![]() |
Kjo faqe shërben si ndihmë për kërkimin dhe krijimin e artikujve mbi dhe për Ekonominë | ||
Artikuj në kategorinë Ekonomi |
Democracy: The God That Failed (Demokracia: Zoti që dështoi) është një libër nga ekonomisti gjermano-amerikan Hans-Hermann Hoppe, i botuar së pari në vitin 2001. Libri është formuluar në një stil aksiomatiko-deduktiv dhe përmban një seri me 13 ese mbi demokracinë. Libri ekzaminon demokracitë moderne nën dritën e dështimeve të dukshme, që ndër të tjera përfshijnë rritjen e nivelit të papunësisë dhe zgjerimin e borxhit publik.
Tema kryesore e librit është një analizë mbi efektet e demokracisë në shoqëri. Njëkohësisht krahasohet demokracia, si sistem politik, me forma të tjera organizimi politik dhe shoqëror, sikundër monarkia apo koncepti i rendit natyror formuluar nga vet autori. Në libër paraqiten një sërë argumentesh që në thelp shpienë në përfundimin se demokracia nuk e ka avancuar idealin e lirisë, prosperitetin dhe në përgjithësi avancimin shoqëror në masën që shumë njerëz besojnë se ka bërë.
Një pamje panoramike mbi horizontin Boat Quay në Singapor. Grupimi me qiellëgërvishtësa në gjysmën e djathtë të fotografisë përbën Rajonin Qendror të Biznesit. Singapori është vendi i parë në botë në Indeksin e Lirisë Tregtare (Ekonomike); shembull i vendit që ka përqafuar procesin e globalizimit dhe një nga vendet me mirëqenien më të lartë në botë.
Merkantilizmi është një teori ekonomike, që në thelp thotë se prosperiteti i një shteti është në varësi të ofertës së kapitalit, dhe se vëllimi i përgjithshëm i tregtisë ndërkombëtare është "i pandryshueshëm". Merkantilizmi konsiderohet një formë e nacionalizmit ekonomik.
Asetet ekonomike (apo kapitali) përfaqësohen nga floriri, argjendi, apo valuta e shkëmbimit të një shteti, të cilat rriten më mirë nëpërmjet një bilanci tregtar pozitiv (eksporte minus importe) me shtetet apo entitete të tjera.
Teoria e merkantilizmit pretendon se mirëqenia/pasuria dhe asetet monetare janë e njëjta gjë. Merkantilizmi sugjeron se qeveria duhet t'i shpjerë këto plane përpara duke luajtur një rol proteksionist në ekonomi duke inkurajuar eksportet dhe duke dekurajuar importet, zakonisht nëpërmjet aplikimit të subvencioneve apo tarifave.
Teoria e merkantilizmit dominoi politikat ekonomike në Europën Perëndimore nga shekulli i 16-të deri në fundin e shekullit të 18-të.
Claude Frédéric Bastiat (29 qershor 1801 – 24 dhjetor 1850) ishte teorist liberal-klasik francez, ekonomist politik dhe anëtar i asamblesë franceze. Është i njohur për zhvillimin e konceptit të rëndësishëm ekonomik të kostos oportune, dhe për shkruajtjen e të famshmit Tregim i Dritares së Thyer (Parable of the Broken Window). Idetë e hedhura dhe formuluara nga Bastiati janë sot një themel i rëndësishëm për lëvizjet libertariane, për ekonominë e tregut të lirë, dhe shkollën austriake të ekonomisë.