Pseudo Skylaksi

Periplusi i Pseudo-Skylaksit, faksimil nga viti 1855 i një kopje të shekullit XII të tekstit origjinal grek.

Pseudo-Skylaksi (mesi i shekullit IV para Krishtit) është një gjeograf i anonim i lashtë grek [1], i cili konsiderohet se është autori i veprës Periplus (Portulan), e cila përmban përshkrimin më të vjetër të njohur deri më tani të bregdetit lindor të Adriatikut. Titulli i plotë i veprës është "Periplus tes thallases tes eikumenes Europes kai Azias kai Libyes" (Lundrimi buzë brigjeve të Evropës, të Azisë dhe të Afrikës). Vepra e tij i përket gjinisë letrare periploi lundrimi) Pseudo Skylaksi është pseudonimi i këtij gjeografi.

Në veprën Periplus, Pseudo-Syilaksi përshkruan lundrimin e brigjeve të Mesdheut dhe Detit të Zi në një drejtim të akrepave të orës, duke filluar nga Iberia deri pas Shtyllave të Herkulit. Pjesa që lidhet me bregdetin e Afrikës së Veriut është marrë ndoshta nga Periplus nga eksploruesi kartagjenas Hano Lundërtarit.

Periplus, fjalë për fjalë "portulan", u gjet në shekullin VII (botuar për herë të parë në Augsburg në vitin 1600.). Fillimi i dorëshkrimit thotë se është vepër e Skilaksit nga Karianda, një logograf dhe gjeograf që kishte jetuar në shekullin VI para Krishtit. [2] Më vonë u bë e qartë se vepra duhej të ishte krijuar më vonë sepse përmend vendbanimet që u paraqitën pas kohës së Skilaksit. Kështu, për autorin e Periplusit, qëndron edhe emri "Fake" ose "Pseudo" Skilaks i cili më vonë u bë emër i zakonshëm për këtë gjeograf anonim.

  1. ^ Istarska enciklopedija Arkivuar 25 nëntor 2020 tek Wayback Machine M. Križman: Pseudo Skilak
    Pseudo-Skilak, u znanosti uobičajen pseudonim anonimnoga zemljopisca ...Njegovo djelo Peripl. zemlj. je prikaz...Pripada knjiž. rodu periplâ (grč. περίπλοι: oplovbe)
  2. ^ Grčka kolonizacija Jadrana

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne