Psikoanaliza është një tërësi teorish psikologjike dhe psikoterapeutike që bazohen mbi veprat e Sigmund Freud-it në vitet 1880-të kur përpiqej të trejtonte individë të diagnostikuar me çrregullime neurotike apo histerike.[1][2] Freudi besonte se këto lloj çrregullimesh vinin si pasojë e shtypjes së mendimeve dhe dëshirave seksuale nga ana e individëve në fjalë.
Premisa themelore e teorive psikoanalitike është se pjesa më e madhe e simptomave psikologjike janë pasojë e shmangjes që ne u bëjmë të vërtetave të pakëndshme rreth vetvetes.