Qeveria Rama I | |
---|---|
![]() Kabienti i 65 i Shqipërisë | |
2013-2017 | |
Data e krijimit | 15 shtator 2013 |
Data e shpërbërjes | 13 shtator 2017 |
Njerëz dhe organizata | |
President | Bujar Nishani |
Kryeministër | Edi Rama |
Zëvendëskryeministër | Niko Peleshi (15 Shtator 2013 – 22 Maj 2017) Ledina Mandia (22 Maj 2017 – 13 Shtator 2017) |
Nr. i ministrave | 19 |
Nr. total i anëtarëve | 36 |
Partitë anëtare | PS, LSI |
Parti opozitare | PD, PR |
Kryetarë opozitarë | Lulzim Basha |
Historia | |
Zgjedhja | Zgjedhjet 2013 |
Zgjedhja e kaluar | Zgjedhjet 2009 |
Paraardhës | Qeveria Berisha II |
Pasardhës | Qeveria Rama II |
Qeveria Rama-Meta erdhi në detyrë pas fitores së koalicionit PS-LSI në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Përfundimi i detyrës parashikohet në vitin 2017 kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Përpara saj në detyrë ishte qeveria Berisha-Meta, e cila qeverisi për katër vitet e mëparshme. Detyra kryesore në formimin e qeverisë ishte në duart e Edi Ramës, kryetari i partisë që në koalicion kishte më shumë vota, i cili është edhe kryeministër.[1] Ilir Meta mban postim e kryetarit të parlamentit.