Κυπριακή Δημοκρατία Kıbrıs Cumhuriyeti | |||||
---|---|---|---|---|---|
Flamuri | |||||
Himni: Ὕμνος εἰς τὴν Ἐλευθερίαν (Himni i Lirisë) | |||||
Kryeqyteti | Nikozia (pa Nikozinë e Veriut) | ||||
Gjuhët zyrtare | Greqisht Turqisht | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Republika kushtetuese presidenciale unitare | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje | 1,189,265 | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Zona kohore | UTC +2 (EET) | ||||
|
Republika e Qipros (greqisht: Κυπριακή Δημοκρατία, Kypriakí Dimokratía; turqisht: Kıbrıs Cumhuriyeti) apo Qipro (greqisht: Κύπρος, Kýpros; turqisht: Kıbrıs) është shteti i ndodhur në ishullin me të njëjtin emër në Detin Mesdhe, 113 kilometra në jug të Turqisë dhe 120 kilometra në perëndim të bregdetit të Sirisë. 37% i territorit të Republikës së Qipros është nën administrimin e Turqisë që nga viti 1974 (shiko Qiproja Veriore). Qiproja ka dy gjuhë zyrtare: greqishten dhe turqishten.
Qiproja është vend ishullor në skajin verilindor të Detit Mesdhe, më afër Turqisë se Greqisë, i banuar shumë herët dhe i njohur për shfrytëzimin e bakrit, prej nga rrjedh edhe emri i tij. Më parë ka qenë i banuar kryesisht nga greko-qipriotët por më vonë edhe nga turko-qipriotët.
Në vitin 1974, pas një tentimi të juntës ushtarake greke për ta bashkuar me Greqinë, ushtria turke ndërhyri për të mos lënë juntat ushtarake greke që ta bëjnë ishullin pjesë të Greqisë, ashtu që ishulli u nda në dy pjesë, njëra pjesë turke dhe tjetra greke. Pjesa greke (Limasol, Larnaka, Famagusta) me 5896 km² (63,7 %). Pjesa turke (Girne, Gyzeljurt, Dipkarpaz) me 3355 km² (36,3 %).
Qipro është republikë që nga viti 1960 dhe më parë ka qenë koloni angleze. Më 1 maj 2004 pjesa greke e Qipros u anëtarësua në BE, përkundër votimit grek kundër bashkimit të ishullit ndërsa turqit votuan për bashkim.