Harta botërore që tregon nivele reale të rritjes së PBB-së për vitin 2009; vendet në kafe ishin në një recesion.
Recesioni i Madh ishte një periudhë e rënies së përgjithshme ekonomike (shih: recesioni) e vërejtur në ekonomitë kombëtare globalisht gjatë fundit të viteve 2000. Shkalla dhe koha e recesionit ndryshonte nga një vend në tjetrin. [1][2]Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e konsideron krizën e vitit 2008 si rënia më e rëndë ekonomike dhe financiare që nga Depresioni i Madh, megjithëse përfundimisht u eklipsua nga Bllokimi i Madh prej Koronavirusit në vitin 2020. [3][4][5]
Shenjat e para të krizës ekonomike u paraqitën në gusht të 2007-ës, por 2008-ta ishte viti i krizës së vërtetë financiare, e cila e futi ekonominë e Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe Japonisë në recesion, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore.[6] Ashtu si dhe me shumicën e recesioneve të tjera, duket se asnjë model zyrtar i njohur teorik ose empirik nuk ishte në gjendje të parashikonte me saktësi ecurinë e këtij recesioni. [7]
^United Nations (15 janar 2013). World Economic Situation and Prospects 2013 (trade paperback) (në anglisht) (bot. 1st). United Nations. fq. 200. ISBN978-9211091663. The global economy continues to struggle with post-crisis adjustments
^Davis, Bob (22 prill 2009). "What's a Global Recession?" (në anglisht). The Wall Street Journal. Marrë më 17 shtator 2013.
^"2008: Kriza financiare globale". Radio Evropa e Lirë. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2022. Marrë më 2022-12-13.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)