Revolucioni Industrial

Iron and Coal, 1855–60, nga William Bell Scott

Revolucioni industrial ishte tranzicioni në një industri të re prodhuese e cila përfshinte periudhën në mes të viteve 1750-1850. Kjo periudhë përfshinte kalimin nga puna e dorës në punë me makineri, risi në prodhimtarinë kimike dhe në proceset e prodhimit të hekurit, rritjen e përdorimit të energjisë së avullit, zhvillimin e makinave të punës dhe ngritjen e sistemit të fabrikave.

Tekstili ishte industria dominuese e Revolucionit Industrial në aspektin e punësimit, vlerës së prodhimit dhe kaptalit të investuar. Gjithashtu industria e tekstilit ishte e para që përdori metoda moderne të prodhimtarisë.

Revolucioni Industrial fillet e saja i ka në Britaninë e Madhe, dhe shumica e risive ishin me origjinë britanike. Në mes të shekullit XVIII Britania ishte shteti më i fuqishëm tregtar, duke kontrolluar një perandori globale të tregëtisë me koloni në Amerikën Verirore dhe në Afrikë, dhe me disa ndikime poltike në gadishullin e Indisë, kryesisht përmes veprimtarive të kompanisë East India. Zhvillimi i tregtisë dhe ngritja e biznesit ishin shkaqet kryesore të Revolucionit Industrial.

Revolucioni Industrial shënon një kthesë të madhe në histori; në një mënyrë jeta e përditshme ishte ndikuar gati në çdo aspekt. Veçanërisht, të ardhurat mesatare dhe popullsia filluan të shfaqnin një rritje të papritur. Disa ekonomistë thonë se impakti kryesor i Revolucionit Industrial ishte se standardi i jetesës për pjesën më të madhe të popullsisë kishte filluar të ngritej vazhdimisht.

PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) për kokë banori ishte kryesisht i qëndrueshëm para Revoluciont Industrial dhe shfaqjes së ekonomisë moderne kapitaliste, gjatë Revolucionit Industrial filloi një epokë e rritjes ekonomike për kokë banori në ekonominë kapitaliste. Historianët ekonomik janë në pajtim se fillimi i Revoluciont Industrial është ngjarja më e rëndësishme në histornë e njerëzimit që prej zbutjes së kafshëve dhe të kultivimit të bimëve.

Megjithëse ndryshimi në strukturë nga agrokultura në industri ishte kryesisht i shoqëruar me Revolucionin Industrial, në Britaninë e Madhe ishte pothuajse e përfunduar pranë vitit 1760.

Fillimi dhe përfundimi i saktë i Revolucionit Industrial është ende i diskutueshm nga historianët, ashtu si edhe ritmi i ndryshimeve shoqërore dhe ekonomike. Eric Hobsbawm konsideronte se Revolucioni Industrial filloi në vitet 1780 dhe nuk ishte ndjerë plotësisht deri në vitet 1830 dhe 1840, derisa T. S. Ashton konsideronte se ngjarjet me të mëdha ndodhën në mes të viteve 1760 dhe 1830. Industrializmi i shpejtë së pari filloi në Britani, duke filluar me tjerrjen mekanike në vitet 1780, me përdorim të lartë të energjisë së avullit dhe prodhimitarisë së hekurit që ndodhën pas vitit 1800. Prodhimet nga tekstili i mekanizuar u përhapën nga Britania e Madhe në Europën kontinentale dhe në Shtetet e Bashkuara në fillimet e shekullit 19, me qendra të rëndësishme të tekstilit, hekurit dhe qymyrit në Belgjikë dhe në Shtetet e Bashkuara, si dhe tekstilit të vonshëm në Francë.

Një rënie ekonomike ndodhi në fund të viteve 1830 dhe në fillim të viteve 1840 kur ndodhi përvetësimi i risive origjinale të Revolucionit Industrial, siç ishte tjerrja dhe thurja mekanike, të cilët u ngadalsuan dhe tregu i tyre u ngrit. Risitë të cilat u zbuluan më vonë në këtë periudhë, si miratimi i lokomotivave, varkave dhe anijeve me avull, furrave të pjekies së hekurit dhe teknologjive të reja, si telegrafi elektrik, kryesisht e paraqitur në vitet 1840 dhe 1850, nuk ishin të mjaft të fuqishëm të nxitnin rritje të mëdha ekonomike. Zhvillimi i hovshëm ekonomik filloi pas vitit 1870, duke lulëzuar nga një grup i ri i risive duke përfshirë procese të reja të përpunimit të çelikut, shkallë të lartë të prodhimit të makinave të punës dhe përdorimit të makinerive të avancuara me të madhe në fabrika me energji të avullit.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne