Rexhep Taip Erdoan | |
---|---|
Presidenti i 12-të i Turqisë | |
Në detyrë 28 gusht 2014 – Në detyrë | |
Paraprirë nga | Abdullah Gjyl |
Kryeministri | Ahmet Davutoglu (2014–2016) Binali Jëlldërëm (2016–2018) |
Zëvendëspresidenti | Fuat Oktay (që nga viti 2018) |
Kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit | |
Në detyrë 14 gusht 2001 – 27 gusht 2014 | |
Paraprirë nga | Partia u themelua |
Pasuar nga | Ahmet Davutoglu |
Në detyrë 21 maj 2017 – Në detyrë | |
Paraprirë nga | Binali Jëlldërëm |
Kryeminstri i 25-të i Turqisë | |
Në detyrë 14 mars 2003 – 28 gusht 2014 | |
Paraprirë nga | Abdullah Gjyl |
Pasuar nga | Ahmet Davutoglu |
Kryetari i Stambollit | |
Në detyrë 27 mars 1994 – 6 nëntor 1998 | |
Paraprirë nga | Nurettin Sözen |
Pasuar nga | Ali Müfit Gürtuna |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 26 shkurt 1954 Kasëmpasha, Stamboll, Turqi |
Partia politike | Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (2001-2014; 2017-duke vazhduar) |
Bashkëshortja/et | Emine Erdoan (m.1978) |
Fëmijët | Ahmet, Bilal, Esra, Symeja |
Shkollimi | Universiteti Marmara |
Nënshkrimi | ![]() |
Rexhep Taip Erdoan (turqisht: Recep Tayyip Erdoğan, IPA-tr: [ɾeˈdʒep tajˈjip ˈæɾdoan]; lindi më 26 shkurt 1954) është politikan turk, kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit dhe presidenti i sapo zgjedhur i Republikës së Turqisë. Më parë ka shërbyer si Kryeministër i Turqisë në vitet 2003–2014 dhe si Kryetar i Stambollit në vitet 1994–1998.[1]
Erdoani ishte futbollist gjysmë-profesionist dhe ka luajtur për Klubin Sportiv "Kasımpaşa", në vitet 1969–1982, para se të zgjidhet Kryetar i Stambollit në vitin 1994, nga rradhët e Partisë së Mirëqënies. Në vitin 1998, ai u shkarkua nga detyra dhe u dënua me 10 muaj burgim, pasi ai recitoi një poemë fetare në Sirt. Duke braktisur politikën e hapur islame, Erdoani në vitin 2001 themeloi Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit, me të cilën arriti që në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura pothuajse pas një viti, të fitoj afro dy të tretat e vendeve në parlamentin turk. Abdullah Gjyl u bë kryeministër dhe shërbeu derisa qeveria e tij anuloi burgimin politik të Erdoanit, duke e lejuar atë që të kandidojë për deputet në parlament në zgjedhje të përkohshme dhe ta marrë përsipër detyrën e kryeministrit më 14 mars 2003.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)