Riadi
الرياض | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 6.906.595 |
{{{postal_code_type}}} | 11461 |
Faqja zyrtare | www.riyadh.sa |
Riad (Arabisht: الرياض, romanizimi: ar-Riyāḍ) është kryeqyteti i Arabisë Saudite dhe qyteti më i madh në Gadishullin Arabik. Ndodhet në qendër të shkretëtirës en-Nafud, në pjesën lindore të pllajës Nexhid, qyteti qëndron mesatarisht 600 metra mbi nivelin e detit dhe pret rreth 5 milion turistë çdo vit, duke e bërë qytetin e dyzetë e nëntë më i vizituar në botë dhe i 6-ti në Lindjen e Mesme.
Riadi është qendra politike dhe administrative e Arabisë Saudite. Asambleja Konsultative (e njohur edhe si Këshilli Shura ose Shura), Këshilli i Ministrave të Arabisë Saudite, Mbreti dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor i Arabisë Saudite janë vendosur të gjithë në qytet. Krahas këtyre katër organeve që formojnë thelbin e sistemit ligjor të Arabisë Saudite, selia e organeve të tjera të mëdha dhe të vogla qeveritare janë gjithashtu të vendosura në Riad. Qyteti pret 112 ambasada të huaja, shumica e të cilave ndodhen në rrethin as-Safarat ose Lagjen Diplomatike në pjesët perëndimore të qytetit.