Ringjallja

Ringjallja e mishit (1499-1502). Afresk nga Luka Sinjoreli, Kapela e Sh. Bricios, Orvieto.

Ringjallja (gr. anastasis; lat. resurrectio) sipas disa besimeve fetare është rikthimi në jetë i të vdekurit.

Sipas këtyre besimeve fetare, (kryesisht judaizmit, krishterimit dhe islamit) rikthimi në jetë pas vdekjes dhe rigjallërimi apo mos-shuarja e shpirtit të të vdekurit është i mundshëm.

Ndër shkrimet fetare ringjallja paraqitet si rizgjimi në mish i të vdekurve në ditën e gjyqit. Krishterimi e përdor këtë emërtim lidhur me ringjalljen e Jezusit nga Perëndia.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne