43°32′22″N 16°28′59″E / 43.53944°N 16.48306°E Salona ishte një qytet antik dhe kryeqyteti i fisit ilir dhe më vonë provincës romake të Dalmacisë. Emri Salona ruan gjuhën e banorëve të hershëm të kësaj treve, të cilët romakët i quajtën Dalmatë, që konsiderohen të jenë pjesë e një grupi më të madh të quajtur Ilirët . [1] Salona (ose Salloni) ndodhet në qytezën e sotme Solin, menjëherë pranë Splitit, në Kroacinë e sotme.