"Scanderbeg" është një operë romantike me pesë akte, e shkruar nga kompozitorët francezë François Francoeur dhe François Rebel për sezonin e vjeshtës së Operës së Parisit në vitin 1735.
Ndryshe nga veprat e tjera që përpiqen ta tregojnë në mënyrë sa më heroike përplasjen mes Perandorisë Osmane dhe shqiptarëve, libretistët Antoine Houdar de la Motte dhe Jean Louis Ignace de la Serre e kanë dhënë përmes një historie dashurie të heroit shqiptar dhe Serviljes, princeshës së Serbisë, të cilën e lakmon edhe vetë Sulltan Murati. Një dashuri e vështirë, por që ka një fund të lumtur.
Sipas Alma Mile, premiera e operës ishte me datë 27 tetor 1735. Sipas Van Christo, premiera e operës ishte me datë 22 tetor 1763 në prezencën e mbretit Louis XV and Mbretëreshës Marie Charlotte Leszczynska e Francës në Fontainebleau. Ka mundësi që premiera e vitit 1763 të jetë një përpunim i versionit të parë të luajtur në vitin 1735.