Serbia

Република Србија
Republika Srbija
Himni: Боже правде
Bože pravde
Zoti i Drejtësisë
Territori i Serbisë së sotme (e gjelbër e mbyllur) dhe territori i Kosovës së pavarur (e gjelbër e hapur) në Evropë
Kryeqyteti
dhe qyteti më i madh
Beogradi
Gjuhët zyrtareSerbishtja
Qeveria
Lloji i qeverisjesRepublika parlamentare unitare
Aleksandar Vuçiq
Ana Bërnabiq
Millosh Vuçeviq
KuvendiAsambleja Kombëtare
Historia e themelimit
780
1217
1346
1459–1556
1804–1835
1878
1882
1918
1992
• Pavarësia u rivendos
2006
Sipërfaqja
• Totale
77,612[1] km2 (29,966 sq mi) (111-të)
Popullsia
• Përllogaritje 2022
Neutral decrease 6,797,105[2] (105-të)
• Dendësia
92/km2 (238.3/sq mi) (95-të)
Ekonomia
PBB (PFB)Përllogaritje 2022 
• Gjithsej
Increase $157.4 billion[3] (78-të)
• Për kokë banori
Increase $22,900[3] (66-të)
PBB (zyrtare)Përllogaritje 2022 
• Gjithsej
Increase $65.7 billion[3] (84-të)
• Për kokë banori
Increase $9,560[3] (75th)
MonedhaDinari serb (RSD)
Të dhëna të tjera
Gini (2019)Positive decrease 33.3[4]
i mesëm
IZHNJ (2021)Increase 0.802[5]
shumë i lartë · 63-të
Zona kohoreUTC+1 (Zona Kohore e Evropës QendroreCET)
• Verës 
UTC+2 (CEST)
Formati i datësdd.mm.yyyy
Ana e drejtimit të makinësdjathtas
Prefiksi telefonik+381
Kodi i internetit TLD

Serbia (Cirilik: Србија, romanizuar: Srbija) zyrtarisht njihet si Republika e Serbisë (Cirilik: Република Србија, romanizuar: Republika Srbija), është shtet i cili shtrihet në Evropën Qendrore dhe Evropën Juglindore. Ndodhet në udhëkryqin e Fushës së Panonisë dhe Ballkanit, në kufi me Hungarinë në veri, Rumaninë në verilindje, Bullgarinë në juglindje, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në jug, Malin e Zi në jugperëndim dhe Kroacinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën në perëndim. Beogradi është kryeqyteti i Serbisë.

Nga mesi i shekullit të 16-të, osmanët aneksuan tërësinë e Serbisë së sotme; sundimi i tyre u ndërpre nganjëherë nga Perandoria Habsburge, e cila filloi të zgjerohej drejt Serbisë Qendrore nga fundi i shekullit të 17-të, duke ruajtur një bazë në Vojvodinë. Në fillim të shekullit të 19-të, Revolucioni serb krijoi shtetin kombëtar si monarkinë e parë kushtetuese të rajonit, e cila më pas zgjeroi territorin e saj. Pas viktimave në Luftën e Parë Botërore dhe bashkimit të mëvonshëm të ish-kurorës së Habsburgëve të Vojvodinës me Serbinë, vendi bashkëthemeloi Jugosllavinë me kombet e tjera sllave të jugut, të cilat do të ekzistonin në formacione të ndryshme politike deri në Luftërat Jugosllave të viteve 1990. Gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, Serbia formoi një bashkim me Malin e Zi, i cili u shpërbë në mënyrë paqësore në vitin 2006, duke rivendosur pavarësinë e Serbisë si shtet sovran për herë të parë që nga viti 1918. Në vitin 2008, përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës shpallën në mënyrë të njëanshme pavarësinë, me përgjigje të ndryshme nga komuniteti ndërkombëtar ndërsa Serbia vazhdon ta pretendojë atë si pjesë të territorit të saj sovran.

  1. ^ "The World Factbook: Serbia" (në anglisht). Central Intelligence Agency. 20 qershor 2014. Marrë më 18 dhjetor 2014.
  2. ^ "Estimates of population for 1.1.2022" (PDF) (në anglisht). The Statistical Office of the Republic of Serbia. Marrë më 2022-07-11.
  3. ^ a b c d "World Economic Outlook Database, October 2020". IMF.org (në anglisht). International Monetary Fund. Marrë më 16 dhjetor 2020.
  4. ^ "Gini coefficient of equivalised disposable income – EU-SILC survey". ec.europa.eu (në anglisht). Eurostat. Marrë më 16 dhjetor 2020.
  5. ^ "Human Development Report 2021/2022" (PDF) (në anglisht). Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin. 8 shtator 2022. Marrë më 8 shtator 2022.

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne