Sfera

Dy rreze pingule të sferës

Sfera (nga Greqishtja e Vjetër σφαῖρα 'rruzull,top') është bashkësia e pikave në hapësirë të cilat kanë largësi të barabarta prej një pike të fiksuar. Përndryshe kjo bashkësi e pikave apo sipërfaqeve të gradës së dytë d.m.th Sfera merret si trup gjeometrik dhe në matematiken analitike shprehet me formulen:

Në këtë ekuacion a, b dhe c janë konstante për një ekuacion të dhënë dhe pika O me koordinata (a,b,c) është qendra e sferës, ndërsa rrezja e saj është R. Sfera nuk ka as brinjë as kulme as faqe . Formohet dhe nga rrotullimi 360° i një gjysmërrethi rreth vetes.

Sfera konsiderohet si shtrirje e konceptit të rrethit në hapësirën 3-dimensionale. Ajo është një objekt themelor në shumë disiplina të matematikës. Sfera dhe objektet pothuaj-sferike dalin në natyrë dhe në industri. Toka shpesh përafrohet si sferë në gjeografi dhe sfera qiellore është një koncept i rëndësishëm në astronomi. Sendet e fabrikuara duke përfshirë enët e presionit dhe pasqyrat me kurbaturë si dhe lentet bazohen në sfera. Sferat gjithashtu rrokullisen në çdo drejtim kështu që shumica e topave në sporte dhe lodra janë sferike


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne