Shinigami (Bleach)

Shinigami (死神 Korrësit e Shpirtrave) janë kujdestarë të shpirtrave që paraqiten në animen dhe manga Bleach krijuar nga Tite Kubo. Në kohët e lashta, ata u quajtën Baransā (バランサー japonisht për "ekuilibrist").[1] Ata pastrojnë Hollow që bëjnë keq në Botën e Jetesës dhe për të siguruar kalimin e sigurt të shpirtrave - Pluses që kanë humbur rrugën e tyre pas vdekjes - duke u dhënë atyre një varrim shpirtëror. Shinigami është e kundërta e Quincy.[2]

Shinigami janë qenie të mbinatyrshme që jetojnë në një botë të sunduar nga një logjikë të ndryshme nga Bota e të Jetuarve. Ata posedojnë Reiryoku (fuqi shpirtërore) të lartë dhe një trup të Reishi (grimcat e shpirtit). Ata janë të padukshëm për ata që nuk kanë fuqi shpirtërore.

Kur shpirtrat me energji të jashtëzakonshme shpirtërore trajnojnë trupat e tyre, ata arrijnë nivelin e Shinigamit. Më të talentuarit prej tyre bëhen të lidhur me organizata të ndryshme si Gotei 13 dhe Onmitsukido. Shumica e Shinigamit potencial linden ndër banorët e Seireiteit, por në disa raste të rralla lindin në Rukongai.

Shinigami marrin paga, si punëtorë në Botën e Njeriut dhe gjithashtu marrin shpërblim kur mposhtin Hollows.

  1. ^ Bleach Kapitulli 492, faqja 9
  2. ^ Bleach Kapitulli 535, faqja 13

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne