徳川幕府 Tokugawa bakufu | |||||
---|---|---|---|---|---|
Kryeqyteti | Edo, Provinca Musashi (vendi i shogunit) Heian-kyō (pallati i Perandorit) | ||||
Gjuhët zyrtare | Japonishtja e hershme moderne | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Feudalizmi[1] Diktaktura ushtarake[2] | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
|
Shogunati Tokugawa (Japonisht: 徳川幕府, Tokugawa bakufu) gjithashtu i njohur, sidomos në Japoni, shogunati Edo (江戸幕府, Edo bakufu) ishte qeveria ushtarake feudale e Japonisë gjatë periudhës Edo nga viti 1600 deri më 1868.[3][4][5]
Shogunati Tokugawa u krijua nga Tokugawa Ieyasu pas fitores në Betejën e Sekigaharës, duke i dhënë fund luftërave civile të periudhës Sengoku pas shembjes së shogunatit Ashikaga. Ieyasu u bë shōgun, dhe klani Tokugawa qeverisi Japoninë nga kështjella Edo në qytetin lindor të Edos (Tokio) së bashku me daimyō të klasës samurai.[4][6][7] Shogunati Tokugawa organizoi shoqërinë japoneze nën sistemin e rreptë të klasave Tokugawa dhe ndaloi shumicën e të huajve nën politikat izoluese të Sakoku për të promovuar stabilitetin politik. Shogunët e Tokugawa-s qeverisnin Japoninë në një sistem feudal, me secilin daimyō që administronte një han (fushë feudale), megjithëse vendi ishte ende i organizuar nominalisht si provinca perandorake. Nën shogunatin Tokugawa, Japonia përjetoi rritje të shpejtë ekonomike dhe urbanizim, gjë që çoi në ngritjen e klasës tregtare dhe kulturës Ukiyo.
Shogunati Tokugawa ra gjatë periudhës Bakumatsu ("akti i fundit i shogunatit") nga viti 1853 dhe u përmbys nga mbështetësit e Gjykatës Perandorake në Restaurimin Meixhi në viti 1868. Perandoria e Japonisë u krijua nën qeverinë e Meixhi, dhe besnikët e Tokugawa-s vazhduan për të luftuar në Luftën e Boshin deri në disfatën e Republikës së Ezos në Betejën e Hakodates në qershor 1869.