Fjala shqipe shpirt e ka prejardhjen nga latinishtja spiritus - frymë.
Sipas fesë, shpirti shkëputet nga trupi i njeriut vetëm me vdekjen e tij trupore. Disa njerëz mendojnë se pa trupat e tyre, shpirtrat mund të ekzistojnë ende në tokë dhe në vende të tjera si parajsa ose ferri. Disa besojnë që shpirtrat mund të flasin me njerëzit, apo ndryshojnë gjërat në botë. Shumë fe e ndalojnë në çdo mënyrë komunikimin me shpirtra të tillë, por disa e përfshijnë këtë si pjesë të ushtrimit të tyre.