Shtypi[1] është mënyrë e veçantë e shumëzimit dhe njëra nga fazat në industrinë grafike ku forma e shtypit bie në kontakt me letrën apo me ndonjë tjetër bartëse të shtypit dhe me ndikimin e forcës (presioni i shtypit), transferohet ngjyra nga forma e shtypit në letër (kopja e shtypur).
Pas shpikjes së shkronjave lëvizëse të Gutenbergut, shtypi fillon me makina të shtypit pllaka në pllakë, në të cilën shfrytëzohet forma, në formë të pllakës së rrafshët, kurse shtypi është kryer me ndihmën e pllakës tjetër të të rrafshët. Kjo mënyrë e përfaqëson teknikën e shtypit të lartë.
Pasi që shtypi me pllaka në pllakë nuk ishte efikase (nuk ishte i mundur shtypi i njejt në tërë sipërfaqen e pllakës), shtypi fillon me makina ku shtypi bëhet me anë të rrotullimit.