Sokrati

Sokrati

Sokrati (greq. ΣωκράτηςSokratēs 469399 p. e. s.) ishte një filozof i lashtë grek.[1]

Ndihmesa e tij më e rëndësishme në mendimin filozofik është mënyra e hulumtimit, e njohur si përzgjedhje, që e zbatoi në shqyrtimin kritik të koncepteve themelore morale. Për këtë arsye Sokrati njihet si babai i etikës apo filozofisë morale si dhe filozofisë në përgjithësi.

Sokrati nuk la pas asnjë shkrim. Burimi kryesor i të dhënave mbi Sokratin është nxënësi i tij Platoni, e më pas Ksenofoni. Dëshmi tjetër mbi Sokratin gjendet në komedinë "Retë" të Aristofanit.

Përgjithsisht mendohet se Sokrati nuk shkroi asgjë, për shkak të mendimit të tij se filozofia nuk mund të çohet përpara nga një shkrim, gjersa ai përçon njohuri por jo dituri.

Mendimi Sokratik është një nga nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Për këtë asye filozofia ndahet në para-sokratike dhe pas-sokratike. Filozofia para-sokratike përbën një fazë ndërmjetëse që lejon kalimin nga mendimi mitik në atë racional, atë që quajmë filozofi. Sokrati u përgjigj me përpikshmëri të madhe kërkesave të drejtimit njerëzor të cilin kishte marrë shkenca greke, duke zhvendosur qëndrën e interesimit të saj, nga njohuria e natyrës te njeriu dhe aktivitetet brendësore të tij, ndërsa njëkohësisht humbte karakterin teorik të saj, duke marrë kryesisht rëndësi praktike. Me Sokratin kemi një fillim të ri të Filozofisë. Pra, kemi të bëjmë më filozofin e parë, me kuptimin e sotëm të fjalës, me kuptimin e kërkuesit.

  1. ^ Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, 2011, fq. 851 - 852

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne