Strasburg
Strossburi (Alzasisht) | |
---|---|
Nga lart-poshtë: Stacioni i Strasburgut; Katedralja e Strasburgut dhe Qyteti i Vjetër i Strasburgut; Ponts Couverts; Palais Rohan; Petite France; Palais du Rhin; Hôtel Brion; Gjysëmcikli i Parlamentit Evropian; dhe qielli i Strasburgut në 2014 | |
Koordinatat: 48°35′00″N 07°44′45″E / 48.58333°N 7.74583°E | |
Sipërfaqja | |
• Qyteti | 78.260 km2 (30.216 sq mi) |
• Sipërfaqe urbane | 240.200 km2 (92.742 sq mi) |
Popullsia | |
• Qyteti | 272.800 |
• Popullsia urbane | 478.280 |
{{{postal_code_type}}} | 67000 |
Strasburg (shqiptimi Francez: [stʁasbuʁ]; Gjermanisht: Straßburg [ˈʃtʁaːsbʊʁk] ; Alzasishtja Veriore: Strossburi [ˈʃd̥ʁɔːsb̥uʁi]; Alzasishtja Jugore: Strossburig [ˈʃd̥ʁɔːsb̥uʁiɡ̊]; Shqip: Strasburgu)
është aktualisht një qytet që ndodhet në në departamentin Bas-Rhin në rajonin Lindja e madhe.
Në 2020, vetë qyteti kishte 290,576 banorë dhe Eurometropoli i Strasburgut së bashku me qarkun e Strasburgut kishin 511,552 banorë. Zona metropolitane e Strasburgut kishte një popullsi prej 853,110 banorësh në 2019 duke e bërë të tetën në Francë dhe shtëpia e 14% të banorëve të rajonit Grand Est.
Strasburgu është de fakto një nga 4 kryeqytetet e Bashkimit Evropian ( së bashku me Brukselin, Luksemburgun dhe Frankfurtin) dhe është selia e disa institucioneve evropiane si Parlamenti Evropian, Eurocorps dhe Avokati i Popullit i Bashkimit Evropian. Një tjetër organizatë, Këshilli i Evropës (që përfshin Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Drejtoria Evropiane për Cilësinë e Medikamenteve dhe Observatorin Audovizual Evropian) ndodhet në qytet.
Së bashku me Bazelin, Gjenevën, Hagën dhe Nju Jorkun, Strasburgu është ndër të paktat qytete në botë që nuk është kryeqytet i cili mban organizata ndërkombëtare të rendit të parë. Është qyteti i dytë në Francë në terma të kongreseve ndërkombëtare dhe simpoziumeve, pas Parisit. Qëndra historike e qytetit, Große Insel, u klasifikua si Sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në 1988 me më të riun Neustadt që u shtua në 2017. Strasburgu është i zhytur në kulturën Franko-Gjermane dhe është kthyer në një urë bashkëpunimi midis dy vëndeve, veçanërisht me universitetin e Strasburgut, dhe me bashkëjetesën e komuniteteve protestante dhe katolike.
Ekonomikisht, Strasburgu është një qëndër e rëndësishme e prodhimit dhe inxhinierisë si dhe një nyje hekurudhore, rrugore dhe ujore. Porti i Strasburgut është i dyti më i madh në Rin pas portit të Duisburgut në Gjermani dhe i dyti në Francë pas Parisit.