Mbretëria e Suedisë Konungariket Sverige (Suedisht)
| |||||
---|---|---|---|---|---|
Himni: "Du gamla, du fria"[a] ("Ti i lashtë, ti i lirë") | |||||
Kryeqyteti dhe qyteti më i madh | Stokholm 59°21′N 18°4′E / 59.350°N 18.067°E | ||||
Gjuhët zyrtare | Suedishtja[b] | ||||
Gjuhët e pakicave kombëtare | |||||
Nofka | Suedez | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Monarkia kushtetuese parlamentare unitare | ||||
• Monarku | Carl XVI Gustaf | ||||
Andreas Norlén | |||||
Ulf Kristersson | |||||
Kuvendi | Riksdag | ||||
Historia | |||||
• U krijua një mbretëri e bashkuar suedeze | Nga fundi i shekullit të 10-të | ||||
• Pjesë e Bashkimit të Kalmarit | 17 qershor 1397 – 6 qershor 1523 | ||||
1611 – 1721 | |||||
1 janar 1995 | |||||
• U bashkua me NATO | 7 mars 2024 | ||||
Sipërfaqja | |||||
• Gjithsej | 450,295[4] km2 (173,860 sq mi) (55-të) | ||||
• Ujë (%) | 8.97 (2022)[5] | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje 31 maj 2023 | 10,540,886[6] (87-të) | ||||
• Dendësia | 25/km2 (64.7/sq mi) (198-të) | ||||
Ekonomia | |||||
PBB (PFB) | Përllogaritje 2023 | ||||
• Gjithsej | $715.995 billion[7] (40-të) | ||||
• Për kokë banori | $66,209[7] (17th) | ||||
PBB (zyrtare) | Përllogaritje 2023 | ||||
• Gjithsej | $597.110 billion[7] (25-të) | ||||
• Për kokë banori | $55,215[7] (12-të) | ||||
Monedha | Krona suedeze (SEK) | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Gini (2022) | 27.6[8] i ulët | ||||
IZHNJ (2022) | 0.952[9] shumë i lartë · 5th | ||||
Zona kohore | UTC+1 (CET) | ||||
• Verës | UTC+2 (CEST) | ||||
Ana e drejtimit të makinës | djathtas[d] | ||||
Kodi i internetit TLD | .se[e] | ||||
Faqja zyrtare sweden.se | |||||
|
Suedia (Suedisht: Sverige) zyrtarisht Mbretëria e Suedisë (Suedisht: Konungariket Sverige), është një shtet skandinav në pjesën veriore të Evropës. Suedia kufizohet me Norvegjinë në perëndim dhe Finlandën në lindje dhe është e lidhur me Danimarkën nëpërmjet urës mbi ngushticën Öresund.
Me një sipërfaqe prej 450.295 kilometra katrorë Suedia është vendi i tretë më i madh në Bashkimin Evropian dhe i pesti në Evropë për nga sipërfaqja. Popullsia e Suedisë është rreth 10.4 milion. Suedia ka një dendësi të ulët të popullsisë prej 25 banorë për kilometër katrorë me popullsinë përqendruar kryesisht në pjesën jugore të vendit. Rreth 85% e popullsisë jetojnë në zonat urbane. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Suedisë është Stokholmi.
Suedia doli si një shtet i pavarur dhe i bashkuar gjatë Mesjetës. Në shekullin e 17, vendi zgjeroi territoret e tij duke formuar Perandorinë Suedeze. Perandoria u rrit në një nga fuqitë e mëdha të Evropës në shekullin e 17-të dhe në fillim të shekullit të 18-të. Pjesa më e madhe e territoreve të pushtuara jashtë Gadishullit Skandinav u humbën gjatë shekujve të 18 dhe 19. Gjysma lindore e Suedisë, Finlanda e sotme, u humb ndaj Rusisë në vitin 1809. Lufta e fundit në të cilën Suedia u përfshi direkt ishte në vitin 1814, kur Suedia me presion ushtarak e detyroi Norvegjinë të bashkohej me të. Që atëherë, Suedia ka qenë në paqe, duke ndjekur një politikë të mos marrjes pjesë në aleanca ushtarake në kohë paqeje dhe të neutralitetit në kohë lufte. Suedia është anëtare e Bashkimit Evropian që nga 1 janari 1995 dhe është anëtare të OECD.
Sot, Suedia është një monarki kushtetuese me një demokraci parlamentare të qeverisjes dhe një ekonomi shumë të zhvilluar. Në vitin 2011, Suedia u rendit e katërta në botë në indeksin e demokracisë të revistës "The Economist" dhe e nënta në Indeksin e Zhvillimeve Njerëzore të Kombeve të Bashkuara të vitit 2013. Në vitin 2010, Suedia kishte rritjen më të shpejtë ekonomike në Bashkimin Evropian.
Në vitin 2012, Forumi Botëror Ekonomik e renditi Suedinë si vendin e katërt më konkurrues në botë. Sipas Kombeve të Bashkuara, ajo ka vdekshmërinë foshnjore të tretë më të ulët në botë.
Gabim referencash: Etiketat <ref>
ekzistojnë për një grup të quajtur "lower-alpha", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="lower-alpha"/>
<ref>
e pavlefshme;
asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Swedish
<ref>
e pavlefshme;
asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Swedish2
<ref>
e pavlefshme;
asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura population