Ky artikull është pjesë e koleksioneve: |
Islam |
---|
Sufizmi ose Tesavufi (arabisht: الْتَّصَوُّف; emër i përveçëm: صُوفِيّ ṣūfiyy / ṣūfī, مُتَصَوّف mutaṣawwuf) i përshkruar përgjithësisht si "mistika islame",[1] "dimensioni i përbrendshëm i Islamit"[2] ose "fenomeni mistik i Islamit"[3][4] është një rrymë mistike në Islam i karakterizuar nga "vlera të posaçme, praktika ritualore, doktrina dhe institucione"[5] që nisin shumë herët në historinë e Islamit dhe përfaqëson "shpërfaqjen kryesore dhe kristalizimin më të rëndësishëm dhe qëndror" të praktikave mistike në Islam.[6]
Ndjekësit e sufizmit quhen sufí (shumësit e arabishtes: صُوفِيَّة ṣūfiyyah; صُوفِيُّون ṣūfiyyūn; مُتَصَوُّفََة mutaṣawwufah; مُتَصَوُّفُون mutaṣawwufūn). Historikisht, sufitë shpesh i përkitnin një ṭuruq (fjalëpërfjalë udhë; urdhër, bashkësi) formuar përreth mjeshtrave të mëdhenj të cilëve u referoheshin si veli që gjurmonin një zinxhir mësuesish mbrapa në kohë deri tek profeti i Islamit, Muhammedit.[7] Këta tarikate tuboheshin ndër takime të përshpirtshme (mexhlise) ndër vendet e quajtura zavije ose teqe. Ata përpiqen drejt përsosjes së besimit (ihsan), siç ilustrohet në një hadith: "Ihsan është të adhurosh Allahun sikur je duke e parë; nëse nuk mund ta shohësh, me siguri të sheh Ai ty".[8] Xhelaledin Rumi (Rumiu) pohonte se "Sufiu kapet pas Muhammedit sikur Ebu Beqiri".[9] Sufitë e mbajnë Muhammedin si al-Insān al-Kāmil, njeriun e përsosur parak që shëmbëllen moralitetin e Zotit,[10] e shohin si prijësin e tyre dhe si udhëheqësin e tyre shpirtëror më kryesor.
Sufism is the esoteric or inward dimension of Islam [...] Islamic esoterism is, however [...] not exhausted by Sufism [...] but the main manifestation and the most important and central crystallization of Islamic esotericism is to be found in Sufism.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)