Sunneti ose Syneti (ar. سنة; sunnah) është korpusi i zakoneve tradicionale shoqërore dhe ligjore i bashkësisë islame,[1] që së bashku me Kuranin dhe Hadithet përbën një nga burimet e së drejtës islame, Sheriatit. Ky korpus zakonor është i bazuar tek hadithet: mësimet, bëmat, thëniet, lejimet (apo moslejimet) në heshtje të Muhammedit, profetit të Islamit - përcjellur gojarisht nga sahabët e tij.[2][3] Sunneti përkufizohet gjithashtu si "udhë, rrugë, mënyrë të jetuarit"; "të gjitha hadithet dhe sunnetet" e pejgamberit që janë shndërruar në "mësime për t'u ndjekur" nga muslimanët.[4]
Në periudhën para-Islame fjala sunnah përdorej me kuptimin "mënyrë të vepruari", qoftë keq apo mirë. Gjatë periudhës së hershme të Islamit, fjala përdorej për të diktuar çdo të mirë pararendëse që kishin bërë njerëzit në të kaluarën, përfshirë profetin e Islamit Muhammedin. Me ndikimin e esh-Shafiiut, i cili argumentoi përparësinë e shembujve të Muhammedit siç qenë regjistruar ndër hadithe ndaj shembujve të autoriteteve të tjera, termi al-sunnah erdhi duke u njëjtësuar me sunnetin e Muhammedit.[5]
Sunneti i Muhammedit përfshin fjalët e tij specifike (Sunnah Qawliyyah), zakoneve, praktikave (Sunnah Fiiliyyah), dhe pohimeve të heshtura (Sunnah Taqririyyah).[6] Sipas besojmës muslimane, Muhammedi përbën shëmbullin më të mirë për muslimanët,[7] dhe praktikat e tij duhet të ndiqen në mënyrë që të përmbushen urdhërimet hyjnore, për të kryer ritet fetare dhe për të mbrujtur jetën në përkim me vullnetin e Zotit. Për të ngritur këto praktika, sipas Kuranit, qe pjesë e përgjegjësisë së Muhammedit si i dërguar i Zotit.[8][9]
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e redaktorëve (lidhja)