Sylejman Selimi (i lindur më 25 Shtator 1970)
ka qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Drenicës gjatë Luftës në Kosovës. Pas luftës, në vitin 2009 ai u emërua Gjeneral-Lejtënant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së), dhe në vitin 2011 u largua nga kjo pozitë. Tani është Ambasador në Shqipëri.
Selimi u dënua nga gjykatat e Kosovës për krime lufte, me akuzën e torturimit të burgosurve civil në kampin e UÇK-së në Likovc. Ai mori një dënim me 7 vite burg dhe u la i lirë me kusht në janar 2019.
Sylejman Selimi | |
---|---|
Lindur më | 25 Shtator 1970 Açarevë, rajoni i Drenicës, Kosovë |
Në aleancë me | Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) (1998–1999) Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (1999–2009) |
Vite shërbimi | 1991 – 2011 |
Grada | Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së (1998–1999) Zëvendës Komandant i TMK-së (2000–2006) |
Betejat/luftrat | Lufta e Kosovës (1998–1999) |