Tahir Dizdari | |
---|---|
Lindi | 15 nëntor 1900 Shkodër, Perandoria Osmane |
Vdiq | 9 maj 1972 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | nëpunësi administrate, orientalist |
Bashkëshorti/ja | Fatma Makbule, gjinekologe |
Fëmijë | Nasuf, Emel dhe Perihan |
Tahir Nasuf Dizdari (Shkodër, 15 nëntor 1900 - Tiranë, 9 maj 1972) ka qenë nëpunës i shtetit shqiptar, hulumtues i gjuhës, folklorit, etimologjisë dhe leksikografisë së shqipes. Ka shkruar po ashtu pjesë publicistike, kryesisht satirike. [1] Për kontributin e tij në shkencat albanologjike është nderuar pas vdekjes me Urdhrin "Naim Frashëri" të klasit të parë më 1995.