Tempulli Kamakshi Aman

12°50′26″N 79°42′12″E / 12.840684°N 79.703238°E / 12.840684; 79.703238

Gopurami i hyrjes së Tempullit Kamakshi Amman

Tempulli Kamakshi Amman (në gjuhën tamile: அருள்மிகு காமாட்சி அம்மன் திருகோயில்) është tempull i lashtë Hindu kushtuar Kamakshit, një nga format e hyjneshës Parvati. Gjendet në qytetin historik të Kanchipuramit, pranë Chennait në shtetin indian Tamil Nadu dhe është tradicionalisht i lidhur me Adi Shankaran, një nga gurutë më të mëdhenj Hindu. Tempulli Meenakshi AmmanMadurai, Tempulli Akilandeswari në Thiruvanaikaval pranë Tiruchirappallit dhe ky tempull janë qendra të rëndësishme të adhurimit të hyjneshës Parvati në Tamil Nadu. Tempulli u ndërtua në Stilin Dravidian me shumë gjasa nga mbretërit Pallava, kryeqyteti i të cilëve ishte Kanchipurami. Imazhi i hyjnisë kryesore, Kamakshit, në vend të qëndrimit tradicional në këmbë, është i ulur në një Padmasana madhështore, një pozicion yoge që nënkupton paqe dhe begati. Hyjnesha mban një hark kallam-sheqeri dhe një tufë lulesh në dy krahët e poshtëm dhe në dy krahët e sipërm mban një pasha (litar) dhe një ankusha (hosten). Pranë tufës së luleve gjendet edhe një papagall. Në qytetin e Kanchipuramit nuk ka tempuj të tjerë të Parvatit, përvec/ këtij tempulli që është i pazakontë në një qytet tradicional që ka qindra tempuj tradicional. Ka legjenda të ndryshme lidhur me këtë fakt. Një nga to sipas Kamakshivilasas është se hyjnesha kishte përvetësuar të gjitha format e tjera të Shaktit për ti realizuar një lutje Kamas, engjëllit vedik të dëshirës.[1] Një tjetër legjendë ia atribuon atë pozës Raja Rajeswari të hyjneshës që nënkupton një kontroll absolut mbi tokën nën kontrollin e saj.[2] Legjenda tregon se Kamakshi po adhuronte një Shivalingam të bërë prej rëre, nën një pemë mangoje dhe kështu arriti të martohej me Shivën. Adi Shankaracharya, studiuesi dhe shenjti i famshëm i shekullit të VIII, e rivendosi Sri Chakran në këtë tempull të hyjneshës Kamakshi një strukturë të zgavërt të këtij tempulli. Kjo Sri Chakra shpejt u bë Kamakoti Peethami i famshëm në të gjithë Indinë. Lalitha Trishati Bhashya e Acharyas e konsideron Kamakoti Peetamin si Sri Chakra.

  1. ^ Kamakoti peetam on Kanchi
  2. ^ Hindunet's article on kamakshi

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne