Tempulli i Tenavaramit (në gjuhën tamile தென்னாவரம் கோயில்) (historikisht i njohur si Tenavaram Kovil, Tevanthurai Kovil ose Naga-Risa Nila Kovil) ishte një kompleks historik tempullor hindu i vendosur në qytetin port të Tenavaramit, Tevanthurai pranë Galles, në provincën jugore të Sri Lankës.[1] Hyjnia i tij kryesor ishte Tenavarai Nayanari dhe në zenitin e tij ishte një nga komplekset më të shquara hindu në ishull, që përmbante tetë kovile të rëndësishme faltoresh deri në një mijë statuja hyjnishë dhe dy faltore të rëndësishme për Vishnun dhe Shivën. Administrimi dhe mirëmbajtja ishte e drejtuar nga tregëtarët tamil hindu gjatë kohës së Tenavaramit si një vend popullor pelegrinazhi dhe treg i famshëm. Kompleksi, i kufizuar nga një grup i madh katërkëndësh, ishte një grumbull i mjaft faltoreve historike hindu, me faltoren kryesore të projektuar në Stilin Kerala dhe Pallava të Arkitekturës Dravidiane. Tempulli qendror kushtuar Vishnut (Tenavarai Nayanari) ishte më i shquari dhe më i madhi, dhe popullor midis popullsisë së madhe të tij tamile, pelegrinëve dhe mirëbërësve të besimeve të tjera si Budizmi ashtu si dhe për mbretërit dhe artizanët. Faltoret e tjera që përbënin Kovil Vattan i ishin kushtuar Ganeshit, Murukanit, Kannagit dhe Shivës, shembuj gjerësisht të ekzaltuar të ndërtimeve prej guri të stilit dravidian. Faltorja e Shivës është lavduar si Pancha Ishwarami i lashtë më jugor i Shivës (i quajtur Tondeswaram), i ndërtuar në zonën bregdetare përreth ishullit në periudhën klasike. Tempulli i Tenavaramit zotëronte të gjithë pasurinë dhe tokën si dhe fshatrat e afërt, pronësia e të cilëve ishte konfirmuar nga mjaft dhurime mbretërore në periudhën e hershme mesjetare. Mbajtësit e tij jetonin përgjatë rrugëve të agraharamit të lashtë brenda kompleksit. Për shkak të patronazhit nag mbretërit e dinastive të ndryshme dhe pelegrinëve përgjatë Azisë, ai u bë një nga ndërtesat më të rëndësishme të mbijetuar të Periudhës së Arkitekturës Klasike Dravidiane nga fundi i shekullit të XVI. Kompleksi i tempullit u shkatërrua nga portugezi Souza d'Arronches, që shkatërroi gjithë bregun jugor. Pasuria pastaj ju dha katolikëve. Shkëlqimi dhe fama e Tenavaramit e rendisnin atë në staturë përkrahë komplekseve të tjera të famshme hindu të zhvilluar nga Dinastia Pallava në rajon si Koneswarami në Trincomalee. Gërmimet në mandapan e kompleksit me rrënoja pjesërisht të mbuluara të kolonave prej granit, shkallëve dhe pllakate të punuara në gurë në të gjithë qytetin çuan në gjetje të shumta. Duke pasqyruar kulminimin e ndimit artistik Pallava dhe kontributet në jug të ishullit janë statujat tempullore të shekullit V-VII të Ganeshit, Lingami, skulptura e Nandit dhe Makara Thoranami (portiku prej guri) i faltores së Vishnut nga shekulli i X, korniza dhe trari i të cilës përfshin gardianë të vegjël, një Lakshmi të lustruar, kërcimtarë, muzikanë, ganat dhe kalorësit yali. Tempulli i Tenavaramit u ndërtua me harqe kupole mbi bregun që shikon Oqeanin Indian. Kulla qëndrore e gopuramit të vimanës dhe kullat e tjera gopuramë që mbizotëronin qytetin i kishin çatitë e tyre të veshura me tunxh, ar dhe bakër. Pjesa e jashtme e tyre përmbante kube të skalitura në mënyrë të stërholluara, me harqe të rafinuar dhe porta që hapeshin në veranda të të ndryshme dhe faltore të kompleksit, duke i dhënë Tenavaramit pamjen e një qyteti të artë lundruesish që vizitonin portin për të tregtuar dhe që i besonin dritës së tij që pasqyrohej nga çatitë e gopuramëve për synime lundrimi. Tenavara Naga Risa Nila Kovil – faltorja e Shivës – është ndërtuar para erës sonë, megjithëse data e saktë është e panjohur. Tenavara Ganeshwara Kovil – faltorja e Ganeshit – u ndërtua në vitin 790 nga Rama Chandra, ndërsa Tenavara Vishnu Kovil – faltorja e Vishnut – u ndërtua në vitin 790 nga Dappula Seni dhe Rama Chandra. Tenavarami mbetet një nga tempujt dravidian të shkatërruar që është akoma për tu rindërtua nga hindutë tamilë. Për shkak të ndryshimeve fetare dhe demografike pas fundit të shekullit të XVIII, shumica e fshatrave dhe qytezave rrethuese nuk janë drejtpërdrejt të lidhura me qytetin. Mbi rrënojat e tij janë ndërtuar Vishnu Devale dhe tempuj budistë.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)