Një tempull ose mandir hindu është një strukturë e projektuar për të bashkuar qeniet njerëzore dhe zotat në një vend, duke përdorur simbolizmin për të shprehur idetë dhe besimet e Hinduizmit.[1] Simbolizmi dhe struktura e një tempulli hindu janë të rrënjosura në traditat vedike.[1] Një tempull përfshin të gjithë elementet e kozmologjisë hindu – duke paraqitur të mirën, të keqen dhe njerëzoren, ashtu si dhe elementet e sensit hindu të ciklit kohor dhe esencës së jetës - duke paraqitur simbolikisht dharman, kaman, arthan, moksan dhe karman.[2][3] Parimet shpirtërore të përfaqësuara simbolikisht në tempujt hindu janë paraqitur në tekstet e lashta sanskrite të Indisë (psh., Vedat dhe Upanishadet), ndërsa rregullat e tyre strukturore janë përshkruar në traktate të ndryshme në sanskritisht mbi arkitekturën (Brhat Samhita, Vastu Sastrat).[4][5] Planimetria, motivet, projekti dhe procesi i ndërtimit përbëhet nga rituale të lashta, simbole gjeometrike dhe pasqyron besimet dhe vlerat e shkollave të ndryshme të Hinduizmit.[1] Një tempull hindu është një destinacion shpirtëror për shumë hindu, ashtu si janë dhe pika referimi ku kanë lulëzuar artet, festat komunitare dhe veprimtaritë ekonomike.[6][7] Tempujt hindu janë realizuar në shumë stile, të vendosura në vende të ndryshme, përdorin metoda të ndryshme ndërtimi dhe janë i janë kushtuar hyjnive dhe besimeve të ndryshme vendore,[8] megjithëse të gjithë ndajnë disa ide, simbole dhe tema themelore. Ata gjenden në Azinë e Jugut, veçanërisht në Indi dhe Nepal, në vendet e Azisë jug-lindore si Kamboxhia, Vietnami dhe ishujt e Indonezisë dhe Malajzisë[9][10] dhe vende si Fixhi, Mauritius, Guyana, Trinidadi dhe Tobagoja, Karaibet, Surinami, Afrika e Jugut, Evropa dhe Amerika Veriore me një komunitet hindu domethënës.[11] Gjendja e tanishme dhe pamja e jashtme e tempujve hindu pasqyron artet, materialet dhe dizajnin siç kanë evoluar përgjatë mijëvjeçarëve; ata pasqyrojnë gjithashtu efektin e konflikteve midis hinduizmit dhe Islamit që nga shekulli i XII.[12]
<ref>
e pavlefshme;
asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura susanlchap4
<ref>
e pavlefshme;
asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura bstein