Teoria (greq. θεωρία - shqyrtim, vrojtim, vëzhgim) është një ide që dikush e ka krijuar të sqarojë diçka (fakt apo dukuri). Nganjëherë mund të jetë e vështirë të kuptohet pse diçka ndodh, ose si diçka ekziston, kështuqë një teori ndihmon të shpjegojë këto gjëra (pyetje).
Emërimi "teori" merr shumë kuptime në fusha të ndryshme të diturisë dhe arsyes, në mvarësi me metodologjinë dhe çështjen e shtjellimit të një problemi.
Në shkencë, një teori nis si një hipotezë, e cila është një hamendësi e mirëmenduar. Për të bërë më të qartë diferencën midis kuptimit të përditshëm të fjalës Teori dhe kuptimit shkencor të fjalës Teori, i referohemi në menyre të plotë me emrin teori shkencore. Vetëm pas shumë provash dhe dëshmish, përpjekjesh për të zbuluar nëse ajo është e drejtë apo e gabuar, mund të pranohet ose jo një teori. Një teori është e pamundur të pranohet plotësisht, sepse nevojitet një numër i pafundëm provash, dhe disa gjëra mjaft të thjeshta janë shumë të vështira të provohen nga shkenca apo matematika. Megjithkëtë, disa teori (të njohura si postulate ose aksioma) janë kaq pranë miratimit (pranimit), dhe veprojnë aq mirë, saqë shkencëtarët mund t´i përdorin ato të parashikojnë, parathojnë dhe shpikin gjëra të ndryshme.
Nganjëherë një teori nuk shpjegon mjaft mirë si veprojnë gjërat në botën e vërtetë (praktikë, jetë), megjithkëtë njerzit mund t´i përdorin ato sepse: