Teoria shkencore

Teoria shkencore e njohur ndryshe edhe si teoria empirikeshkencë paraqet një koleksion konceptesh, duke përfshirë edhe abstraktimin e dukurive të vëzhgueshme duke i shprehur ato me parametra të matshëm, së bashku me rregullat (që quhen ligje shkencore) të cilët shprehin marëdhëniet midis vëzhgimeve të këtyre koncepteve. Një teori shkencore ndërtohet për të qenë mbështetëse për të dhenat empirike që ekzistojnë për vëzhgimet përkatëse. Ajo paraqitet si parimi apo tëresia e parimeve që shpjegojnë një klasë të caktuar dukurish.

Një teori shkencore është një lloj teorie deduktive, në faktin që përmbajtja e saj (p.sh. të dhënat empirike) mund të shprehen me anën e një sistemi formal logjik, rregullat elementare të të cilit pranohen si aksioma (p.sh. ligjet shkencore). Në një teori deduktive, cdo fjali e cila është rrjedhojë logjike e një apo me tepër aksiomave përbërëse, është gjithashtu një fjali e kësaj teorie.

Në shkencat njerëzore, gjehen teori fusha e të cilave permban ne plan të parë ide', perkrah të dhënave empirike. Teori të tilla Janë pjesë e teorive filozofike, në kontrast me teoritë shkencorë. Një teori filozofike nuk është e domosdoshme të jetë e provueshme shkencërisht nëpërmjet eksperimentit.

Sipas kësaj teorie vijme në perfundim që, nësë truri ynë do kishte mbërritur shpejtësinë e drites, do i përjetonim të gjitha ndodhitë prej vogjelisë e deri në momentin aktual të eksperimentit.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne