Thesalia (Greqisht: Θεσσαλία, romanizuar: Thesalía; Thesalia e lashtë: Πετθαλία, Petthalía) është një krahinë afër Maqedonisë së Greqisë së sotme, kryeqytetit i të cilës është Larisa.
Thesalia është një rajon tradicional gjeografik dhe administrativ modern i Greqisë, që përfshin pjesën më të madhe të rajonit antik me të njëjtin emër. Para epokave të errëta Greke, Thesalia ishte e njohur si Aeolia (Greqisht: Αἰολία, Aiolía), dhe kështu shfaqet në Odyssey e Homerit.
Thesalia u bë pjesë e shtetit modern Grek në 1881, pas katër shekujve e gjysmë të sundimit Osman. Që nga viti 1987 ajo ka formuar një nga 13 Rajonet e vendit [3] dhe është më tej (që nga reforma e Kallikratis e 2010) nën-ndarë në 5 Njësi Rajonale dhe 25 Bashki. Kryeqyteti i rajonit është Larissa. Thesalia shtrihet në Greqinë veriore dhe kufizohet me rajonet e Maqedonisë në veri, Epirin në perëndim, Greqinë Qendrore në jug dhe Detin Egje në lindje. Rajoni i Thesalisë përfshin gjithashtu ishujt Sporades