Toka

Toka[1] (simboli astronomik: m) është planeti i tretë i sistemit tonë diellor. Toka është rreth 4.6 miliardë vjet e vjetër, dhe i vetmi planet në sistemin tonë diellor ku është zhvilluar jeta. Toka ka vetëm një satelit natyror, Hënën. Toka peshon 600.000 miliardë tonë dhe është afër 40.000 km rreth ekuatorit. Supozohet që, krijimi i Tokës erdhi si rezultat i ngjarjeve që pasuan Big Beng-un (shpërthimin e madh). Sipas kësaj hipoteze, një yll i stërmadh, shpërtheu dhe u nda në një pafundësi copash të cilat më pas krijuan galaktikat, dhe sistemet diellore. Në këtë formë u krijua dhe sistemi ynë diellor, nga një grumbullim pluhuri e copash, të cilat duke u sjellë rrotull vetës krijuan Diellin dhe planetët e sistemit të tij. Çdo vit Toka goditet nga mijëra meteorë me madhësi relativisht të vogël te cilët duke kaluar nëpër atmosferë digjen. Edhe mosha e Tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë e sistemit diellor dhe kanë të njëjtën moshë me Tokën.

  1. ^ "Fjalorthi". fjalorthi.com (në anglisht). Marrë më 2025-02-16.

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne