Turkmenistani

40°N 60°E / 40°N 60°E / 40; 60


Turkmenistani
Türkmenistan
Flamuri i Turkmenistanit Stema e Turkmenistanit
Flamuri Stema
Himni kombëtar:
Garassyz Bitarap Türkmenistanyn Döwlet Gimni
Himni neutral i pavarsisë së shtetit të Turkmenistanit


noicon
noicon
 
Situata e Turkmenistanit
Situata e Turkmenistanit
 
Kryeqyteti Ashgabat
37°58'V 58°20'L
Qyteti më i madh Ashgabat
Gjuha zyrtare turkmene
Forma e qeverisë Shtet njëpartiak
President Kryetari


Kryeministër kryeministri
Pavarësia
27 tetor 1991 nga BRSS
Sipërfaqja Vëndi i 52-të
491,210 km²
ZEE 188,456 mi²
Popullsia
 • totale
 • dendësia
Vëndi i 112-të
5,125,693 (regjistrimi 2012)
11 banorë/km²
PBB ($$7,846)
 • totale
 • për banor

$ 43.359 miliardë
$4,658
IZHNJ 0.698
Monedha Manati i ri Turkmen
Zona kohore
 • në verë
UTC+5
UTC+5
Kodi i internetit .tm
Targat e automjeteve TM
Prefiksi telefonik +993

Turkmenistani i njohur gjithashtu me emrin Turkmenia,është njëra nga shtetet turke në Azinë Qendrore. Turkmenistani kufizohet nga Afganistani në juglindje,Irani në jug dhe jugperëndim,Uzbekistani në lindje dhe verilindje, Kazakistani në veriperëndim dhe Deti Kaspik në perëndim. Në ditët e sotme Turkmenistani mbulon territorin që ka qenë udhëkryq i qytetërimeve për shekuj me rradhë. Qyteti Maria (në kohen mesjetare i njohur si Merv) ishte një nga qytetet më të mëdha të botës islame dhe një ndalesë e rëndësishme e "Rrugës së Mëndafshit". Në vitin 1881 Turkmenistani aneksohet nga Perandoria Ruse,ndërsa më vonë bëhet vatër e lëvizjeve anti-bolshevike në Azinë Qendrore.Në vitin 1924 Turkmenistani u bë republikë përbërëse e Bashkimit Sovjetik,e njohur si Republika Socialiste Sovjetike e Turkmenistanit (Turkmen SSR). Pavarsinë e arriti pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Turkmenistani në vitin 2012 arriti shkall të rritjes ekonomike (PBB) prej 11% pas rritjes së vazdhueshme për disa vite më rradhe, megjithëse ka një ekonomi të padiversifikuar të bazur në eksportin e një produkti të vetëm. Ajo posedon rezervën e katërt më të pasur në botë të burimit të gazit natyror. Edhe pse është e pasur me burime natyrore në zona të caktuara,pjesa më e madhe e vendit është e mbuluar nga shkretëtira Karakum (Rëra e Zezë). Qeveria Turkmene funksionon si partia e vetme shtetërore.Turkmenistani sundohej nga Presidenti shpirtëror Saparmurat Niyazov(i quajtur "Türkmenbasy", "udhëheqës i pakicës turke")deri në vdekjen e tij të papritur më 21 dhjetor 2006. Gurbanguli Berdimuhamedow u zgjodh presidenti i ri më 11 shkurt 2007.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne