Republika e Turqisë Türkiye Cumhuriyeti (Turqisht)
| |||||
---|---|---|---|---|---|
Himni: İstiklal Marşı "Marshi i Pavarësisë" | |||||
![]() | |||||
Kryeqyteti | Ankara 39°N 35°E / 39°N 35°E | ||||
Qyteti më i madh | Stambolli 41°1′N 28°57′E / 41.017°N 28.950°E | ||||
Gjuhët zyrtare | Turqisht[1][2] | ||||
Gjuhët e folura[3] | Stampa:Vunblist | ||||
Gjuhët tjera | |||||
Grupet etnike (2016) | |||||
Nofka | Turk/Turq | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Republika kushtetuese unitare presidenciale | ||||
Rexhep Taip Erdoan | |||||
Cevdet Yılmaz | |||||
Numan Kurtulmuş | |||||
Kuvendi | Asambleja e Madhe Kombëtare | ||||
Themelimi | |||||
Stampa:Ca. 1299 | |||||
19 maj 1919 | |||||
23 prill 1920 | |||||
24 July 1923 | |||||
29 tetor 1923 | |||||
9 nëntor 1982[4] | |||||
Sipërfaqja | |||||
• Gjithsej | 783,356 km2 (302,455 sq mi) (36-të) | ||||
• Ujë (%) | 2.03 (sipas vitit 2015)[5] | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje 31 dhjetor 2021 | ![]() | ||||
• Dendësia | 110[6]/km2 (284.9/sq mi) (107-të) | ||||
Ekonomia | |||||
PBB (PFB) | Përllogaritje 2022 | ||||
• Gjithsej | ![]() | ||||
• Për kokë banori | ![]() | ||||
PBB (zyrtare) | Përllogaritje 2022 | ||||
• Gjithsej | ![]() | ||||
• Për kokë banori | ![]() | ||||
Monedha | Lira turke (₺) (TRY) | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Gini (2019) | ![]() i mesëm | ||||
IZHNJ (2021) | ![]() shumë i lartë · 48th | ||||
Zona kohore | UTC+3 (TRT) | ||||
Formati i datës | dd.mm.yyyy (CE) | ||||
Ana e drejtimit të makinës | right | ||||
Prefiksi telefonik | +90 | ||||
Kodi ISO 3166 | TR | ||||
Kodi i internetit TLD | .tr | ||||
|
Turqia (turqisht: Türkiye), zyrtarisht njohur si Republika e Turqisë (turqisht: Türkiye Cumhuriyeti), është një shtet transkontinental në Euroazi, që shtrihet kryesisht në Azinë e Vogël dhe me një pjesë të vogël në Gadishullin Ballkanik në Evropë.[10] Turqia është një republikë parlamentare, demokratike e sekulare me një trashëgimi të shumëllojshme kulturore.[11] Turqia kufizohet me tetë vende: me Greqinë në perëndim; me Bullgarinë në veriperëndim; me Gjeorgjinë në verilindje; me Armeninë, Azerbajxhanin e Iranin në lindje, me Irakun në juglindje dhe me Sirinë në jug. Turqia në perëndim laget nga Deti Marmara, në veri nga Deti i Zi dhe në jug nga Deti Mesdhe. Bosfori, Egjeu dhe Dardanelet e ndajnë Trakinë dhe Azinë e Vogël; gjegjësisht Evropën dhe Azinë.[12] Vendndodhja e Turqisë i ka dhënë asaj rëndësi gjeografike e politike dhe strategjike përgjatë historisë.[13][14]
Turqia ka qenë e banuar që në paleolit [15] nga qytetërime të ndryshme të lashta anadollake, siç ishin asirianët, greqishtfolësit antike, trakët, frigët, urartët dhe armenët.[16][17][18] Pas pushtimit nga Leka i Madh, kjo trevë u helenizua, një proces që vazhdoi edhe gjatë Perandorisë Romake dhe gjatë kalimit në Perandorinë Bizantine.[17][19] Selxhukët filluan mërgimin në këtë trevë në shekullin XI, duke filluar kështu procesin e turqizimit, që u përshpejtua pas fitores së selxhukëve ndaj bizantinëve në Betejën e Mancikertit në vitin 1071. Sulltanati i Rumit sundoi Azinë e Vogël deri në pushtimin mongol më 1243, kur u shpërbë në disa principata të vogla turke.[20]
Në mesin e shekullit XIV, osmanët filluan të bashkojnë Anadollin dhe të krijojnë një perandori që do të përfshinte shumicën e Evropës juglindore, Azisë perëndimore dhe Afrikës veriore, duke u bërë kështu një fuqi e madhe në Euroazi dhe Afrikë gjatë fillimit të kohës së re. Perandoria Osmane arriti kulmin e fuqisë së saj në shekullin XVI, veçanërisht gjatë sundimit (1520–1566) të sulltan Sylejmanit të Madhërishëm. Ajo mbeti e fuqishme dhe pati ndikim të madh për dy shekuj, derisa dështime të rëndësishme si Lufta e madhe turke (1683–99) dhe Lufta ruso-turke (1768–74) e detyruan të heqë dorë nga territore strategjike në Evropë, duke sinjalizuar kështu humbjen e fuqisë ushtarake dhe pasurisë së dikurshme. Reforma e Tanzimatit e shekullit XIX, që kishte për qëllim modernizimin e shtetit osman, dëshmoi të jetë e papërshtatshme në shumicën e fushave dhe të ndalojë shpërbërjen e perandorisë.[21] Në vitin 1876 u miratua kushtetuta osmane dhe u themelua parlamenti, i cili u pezullua nga sulltan Abdylhamidi II në vitin 1878, për tu rikthyer nga xhonturqit në vitin 1908. Po në atë vit, Bullgaria shpalli pavarësinë dhe Austro-Hungaria aneksoi Bosnjën dhe Hercegovinën. Lufta italo-turke (1911–1912) nxiti Lidhjen e Ballkanit për të filluar Luftërat Ballkanike (1912–1913), të cilat i shkaktuan Perandorisë Osmane humbjen e shumicës së territoreve të mbetura në Evropë dhe shkaktoi fillimin e pastrimit etnik më të madh ndaj myslimanëve osmanë në Gadishullin Ballkanik që nga Lufta ruso-turke (1877-1878), duke rezultuar në shpërngulje masive të myslimanëve në drejtim të Azisë së Vogël. Zhgënjimet nga këto humbje sollën në grushtin e shtetit osman të viti 1913, ku vendi u vendos nën kontrollin e tre pashallarëve, të cilët vendosën t'i bashkohen Fuqive qendrore në Luftën e Parë Botërore (1914–1918), të cilët në fund të fundit u mundën nga Fuqitë aleate. Pas luftës, konglomerati i territoreve dhe popujve që formonin Perandorinë Osmane u shpërbë në disa shtete të reja.[22]
Lufta turke për pavarësi (1919–1922), e nisur nga Mustafa Qemal Ataturku dhe kolegët e tij kundra Fuqive Aleate pushtuese, rezultoi në heqjen e monarkisë në vitin 1922 dhe themelimin e Republikës së Turqisë në vitin 1923, ku si kryetar i parë u zgjodh Ataturku.[23]
Turqia është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një anëtare e hershme e NATO-s dhe anëtare themeluese e OECD-ës, OSCE-së, G-20-s dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam. Pasi u bë një nga anëtaret e para të Këshillit të Evropës në vitin 1949, Turqia u bë një anëtare e asociuar e Bashkësisë Evropiane Ekonomike në vitin 1963, u anëtarësua në Bashkimin Doganor të Bashkimit Evropian në vitin 1995 dhe filloi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian në vitin 2005.[24] Ekonomia në rritje e Turqisë dhe nismat diplomatike të saj kanë çuar në njohjen e saj si fuqi rajonale.[25][26][27]
3. Madde: Devletin Bütünlüğü, Resmi Dili, Bayrağı, Milli Marşı ve Başkenti: Türkiye Devleti, ülkesi ve milletiyle bölünmez bir bütündür. Dili Türkçedir. Bayrağı, şekli kanununda belirtilen, beyaz ay yıldızlı al bayraktır. Milli marşı "İstiklal Marşı" dır. Başkenti Ankara'dır.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
The Republic of Turkey lies on two continents. Approximately 97% of it is in Asia, in the geographical regions known as Asia Minor and the Armenian Upland. The remaining 3% of Turkey is in Europe, on the Balkan Peninsula.