Uji në gjëndjen e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë po ashtu dhe nuk ka ngjyrë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të, jeta siç e njohim ne, do të ishte e pamundur. Duket i pangjyrë në sasi të vogla për syrin tonë, megjithëkëtë mund të shihet si i kaltër në sasi të mëdha ose me vegla shkencore. Uji është lëngu më i përhapur në tokë. Formula kimike e tij është H2O. Gjendet më tepër në oqeane dhe kësulat e akullta polare, por edhe në re, lumenj. Në planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese duke përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det.
Uji i përshtatshëm për tu pirë nga njeriu quhet ujë i pijshëm. Uji që nuk është i përshtatshëm për t´u pirë, por që nuk është i rrezikshëm për njerëzit quhet ujë i sigurt.
Ky burim natyror po bëhet gjithnjë e me tepër më i pakët në disa vende, dhe sigurimi i tij është shqetësim i madh shoqëror dhe ekonomik.
Uji ka formulën kimike H2O që domethënë se një molekulë uji përbëhet nga 2 atome hidrogjen dhe një oksigjen. Në grimca me ngarkesa ai shpërbashkohet në si H++OH-, me jonin hidrogjen (H+) të lidhur me grupin hidroksid (OH−). Uji është në baraspeshë dinamik midis gjendjes së gaztë dhe asaj të lëngët në temperaturë dhe trysni standarde. Uji në vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë por në kontakt të gjatë me ajrin lidhet me dioksidin e karbonit (CO2) dhe merr një shije të athët acidi karbonik që nuk është i mirë për shëndetin.
Në shkenca uji quhet ndryshe edhe tretësi universal dhe është e vetmja substance e pastër qe gjendet ne natyre ne te tria gjendjet e lendes.
Ne kemi plotë lloje të ujërave: 1. Uji i klorit, 2. Uji i pastër, 3. Uji që përdoret në laborator etj.