Vincent van Gogh

Vincent van Gogh
Lindi
Vincent Willem van Gogh

30 mars 1853
Zundert, Holandë
Vdiq29 korrik 1890 (37 vjet)
Shkaku i vdekjesVetëvrasje me armë zjarri
Arsimi
Vite aktiviteti1881–1890
Vepra të shquara
LëvizjetPost-Impressionism
FamiljaTheodorus van Gogh (vëlla)
Willemina van Gogh (motër)
Nënshkrimi

Vincent Willem van Gogh (shqip: Vincent Villem van Gog; lindi në 30 mars 1853 në Groot-Zundert te Breda, 29 korrik 1890 në Auvers-sur-Oise, Francë) ishte një piktor hollandez dhe një nga themelueset më të rëndësishme të modernes.

Vincent Van Gogh lindi në 30 mars të vitit 1853 në Groot-Zundest, një fshat i vogël në jug të Holandës. I ati ishte pastor dhe xhaxhallarët e tij-shitësa veprash të artit. Edhe ai vetë nisi të punojë që në moshën 16-vjeçare në Hagë si një shitës i veprave të artit për kompaninë. Pikturat e tij patën qenë gjithnjë të errëta, por kohë pas kohe nisën të përkeqësoheshin deri më 1886, kur nisi sërish studimet në Cormon dhe u takua me piktorët impresionistë, mes të cilëve edhe Camille Pissarro, Claude Monet, Henri de Toulouse-Lautrec dhe Paul Gauguin. Pas takimit me mjeshtrat impresionistë, të cilët zgjidhnin ngjyra të çelura edhe ai nisi ta çelte disi paletin e të pikturonte me dorë më të vendosur. Jeta e tij ishte gati-gati e lumtur, por temperamenti shumë nervoz e bënte atë njeri të vështirë. Më 27 korrik të vitit 1890 ai shkoi në një fushë me grurë dhe qëlloi veten me armë në kraharor, më pas u kthye në dhomë, ku vdiq dy ditë më pas. Van Gogh e kaloi të gjithë jetën e tij të shkurtër duke pikturuar e duke luftuar me vetveten. Çrregullimet nervore, një kompleks i fëmijës së zëvendësuar, që e ndoqi pas gjithë jetën dhe absurditeti i epokës së artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shumë, e shtynë shpesh drejt akteve skizofrenike. Një nga historitë më tipike, e famshmja histori e veshit të tij.

Sipas biografëve, një të diel në mbrëmje, më 23 dhjetor 1888, Vincent Van Gogh, atëherë 35 vjeç, preu veshin dhe shkoi në një hotel të dorës së dytë ku kërkoi një prostitutë me emrin Rachel. Ia dhuroi asaj dhe i tha ta ruante me shumë kujdes. Biografë të tjerë pohojnë se ky episod ka ndodhur gjatë një grindjeje me mikun e tij Paul Gauguin, në shenjë proteste ndaj piktorit që ishte i shurdhët, lidhur me vetë Van Gogh.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne