Shekulli XXI |
---|
Vitet 2000 - Vitet 2010 - Vitet 2020 - Vitet 2030 - Vitet 2040 - Vitet 2050 - Vitet 2060 - Vitet 2070 - Vitet 2080 - Vitet 2090 |
Vitet 2000 (shqiptuar "dy mijë"; ose 2000-tat, "dymijëtat") përbëjnë dekadën që filloi më 1 janar 2000 dhe mbaroi më 31 dhjetor 2009. Kjo ishte dekada e parë e shekullit XX.
Një ndër ngjarjet më karakteristike për botën gjatë dekadës ishin sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA mbi objektin World Trade Center dhe të Pentagonit, ku humbën jetën 3000 njerëz. Sulmet ndryshuan mënyrën se si mendohej në botë për terrorizmin, si dhe punët e brendshme dhe të jashtme. Prej këtyre zhvillimeve nisën tensione mes botës perëndimore dhe myslimanëve përgjatë viteve në vazhdim, teksa grupi terrorist Al-Kaida po kryente sulme të vazhdueshme terroriste përgjatë dekadës. Përçarjet dhe konfliktet në Afrikë dhe Lindje të Mesme vazhduan ose u ringjallën, duke u veçuar Lufta e Libanit në 2006, lufta 20-vjeçare në Afganistan, lufta dyvjeçare në Irak (në të cilën u rrëzua diktatori i asaj kohe Saddam Hussein), Lufta Algjeriane, Lufta e Dytë e Kongos, Lufta e Gazës, dhe lufta meksikane kundër drogës.
Pjesa e hershme e dekadës vështroi depërtimin e paraparë të gjigantëve ekonomikë në Azi si India dhe Kina, që patën rritje masive përgjatë krejt dekadës. Rritja e shpejtë ekonomike e shteteve në zhvillim lindi tensione mbrojtëse dhe ishte pjesërisht fajtore për një rritje të çmimeve të rrymës dhe ushqimit. Shumica e botës së industrializuar pësoi një krizë ndërkombëtare në vitin 2007, që rezultoi në falimentimin e shumë bankave të mëdha dhe insitucioneve tjera financiare.
Përparimet teknologjike ishin të mëdha në vitet 2000. Dekada pa ngritjen e Internetit, mbulimi global i të cilit kaloi nga 6.7% të botës në 25.7% të botës. Interneti luajti rol më të madh në jetën e përditshme të popullatës së përgjithshme teksa rriti qasjen në informata dhe e bëri më të shpejtë, ashtu si në jetën punëtore. Përdorimi i telefonisë mobile u rrit me të njëjtin hap, me shpikjen e telefonave të mençur. Në mesin e dekadës u shfaq fenomeni i rrjeteve sociale si Facebook, Myspace dhe Twitter, të popullarizuar me të rinjtë. Bloget morën rëndësi si metodë e shprehjes së lirë, si dhe gazetarisë online. YouTube u themelua dhe u bë shumë shpejt platforma më e mirënjohur ndërkombëtare për video dhe ndërroi zhvillimin kulturor dhe politik mbi këndvështrimin botëror. Enciklopedia në internet Wikipedia u themelua po këtë dekadë, më 15 janar, ku iu bashkua motorit të kërkimit Google, dhe YouTube-it si një ndër 10 faqet më të vizituara në botë.
Ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale u bënë shqetësime në vitet 2000. Përparuan mjetet për parashikimin e temperaturës mesatare të botës, ndërsa organizatat e mbështetura nga OKB-ja si IPCC-ja fituan ndikim mbi përkrahjen publike ndaj luftimit të ndryshimeve klimatike. Në 2009, Organizata Botërore e Meteorologjisë kumtoi që vitet 2000 mund të kenë qenë më të ngrohtat qëkur filloi bota inçizimin e temperaturës mesatare në 1850.
Përgjatë dekadës, popullsia e botës u rrit nga 6.1 deri në 6.9 miliardë njerëz. Kanë lindur përafërsisht 1.35 miliardë njerëz, dhe kanë vdekur 550 milionë njerëz.